Kërcënoi të atin e tij, arrestohet nga policia

Kërcënoi të atin e tij, arrestohet nga policia

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 43 vjeçar nga Tetova, i cili kishte kërcënuar babain e tij.

“Dje (16-gusht) në ora 18:50, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar 43 vjeçarin O.S. nga Tetova, i cili pak më pare nga babai i tij 72 vjeçar është raportuar se është sjellë në mënyrë agresive, duke e fyer dhe kërcënuar atë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës I SPB-Tetovë.

LEXO EDHE:

Back to top button