Kërkesa e guximshme e Braithwaite, kërkon numrin 10 te Barca nëse largohet Messi
Alsat
30.08.2020 13:33
Sikur të mos mjaftonte shqetësimin që kanë nga Lionel Messi.
Sulmuesi i transferuar te Barcelona në fillim të këtij viti, duket se mezi po pret largimin e Lionel Messit.
Sipas mediumit spanjoll “20 Minutos”, Martin Braithwaite është i “uritur” të trashëgojë numrin 10 te Barcelona nëse Lionel Messi largohet.
Edhe pse e ardhmja e tij te Barcelona ende nuk është vendosur pas ardhjes së trajnerit të ri, kjo kërkesë e tij, vlerësohet e guximshme.
Braithwaite, në 11 paraqitje te Barcelona ka shënuar një gol./Lajmi.net/