Filipçe: Për momentin nuk ka nevojë për kufizim të lëvizjes

Për momentin nuk ka nevojë për vendosjen e masave shtesë, por aspak nuk e përjashtoj mundësinë, në fillim të javës tjetër do ta tregojmë qëndrimin, kështu u përgjigj sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në lidhje me gjendjen e pandemisë në vend, transmeton Alsat.

“Për momentin nuk rrezikohen kapacitetet spitalore, gjithkund ka krevate të lira spitalore. Kemi pasur disa mbledhje me Komisionin për Sëmundje Infektive, po ndiqen numrat. Analiza përfundon në fillim të javës së ardhshme”, pohoi Filipçe.

I pyetur se si e komenton kërkesën e komunave të Gjevgjelisë dhe Negotinës për vendosje të orës policore, Filipçe tha se për momentin nuk ka nevojë për kufizim të lëvizjes.

“Deri sa vendoset se kjo mund të ketë ndonjë efekt, po do të marrim parasysh edhe këto masa, por për momentin besoj se në asnjë qytet nuk janë pjekur kushtet për të rekomanduar kufizim të lëvizjes”, deklaroi Filipçe.

 

LEXO EDHE:

Back to top button