Kërkesë e ulët për vaksinim kundër Covid-19 në disa vende të SHBA-së

Në disa spitale, qendra shëndetësore dhe farmaci në Shtetet e Bashkuara, ka mijëra doza të vaksinave Covid-19 që kanë mbetur tash e sa kohë pa përdorur, pasi grupet me përparësi nuk duan të vaksinohen.

Nga më shumë se 22 milionë doza që janë shpërndarë, vetëm 6.7 milionë njerëz janë vaksinuar, sipas të dhënave nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Nuk ka asnjë arsye konkrete për ngadalësimin e vaksinimit ose për dozat që nuk përdoren, megjithatë sipas ekspertëve oferta dhe kërkesa jo gjithmonë janë në të njëjtën linjë. Por kjo është problem kur përkthehet në doza vaksine të nxjerra nga temperaturat e tyre të ftohta, e që më pas nuk përdoren.

Disa nga grupet me përparësi më të lartë, si punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të moshuarit në azile, nuk e duan vaksinën, ose të paktën, për momentin nuk dëshirojnë të imunizohen.

“Ne të gjithë menduam se problemi i vërtetë do të ishte një mungesë e tyre, ne menduam se do të kishim radhë ndërsa në fakt ajo që ne po zbulojmë është se ka akoma shumë vaksina,” tha Dr. Neil Calman, president dhe CEO i Institutit për Shëndetin Familjar.

“Çdo dozë që ka dalë nga një frigorifer është një jetë që nuk po kursehet potencialisht.”, shtoi ai.

/NY/NYT/

LEXO EDHE:

Back to top button