Kërkon bonus të lartë për të rinovuar me Bajernin, e kërkojnë PSZH dhe Real Madridi

Mbrojtësi Dajot Upamekano ka bërë një kërkesë të lartë financiare prej 20 milionë euro për të hedhur firmën në kontratën e re të Bajern Munihut. Francezit i skadon kontrata në verë ndërsa negociatat me Bayernin ka kohë që kanë ngecur.

Gjatë kësaj periudhe PSZH-ja dhe Real Madridi kanë shprehur interesim, me “Los Blancos” që thuhet se edhe kanë një marrëveshje në parim. Duke ditur interesimin e dy gjigantëve evropianë, Upamekano duket se po e përdorë paksa situatën për të përfituar financiarisht. Siç raportojnë mediat gjermane, ai i ka kërkuar Bayernit një bonus prej 20 milionë eurove për të rinovuar.

Megjithatë, drejtori sportiv i klubit gjerman Frojnd beson se Upamekano do të mbetet në “Allianz Arena”.

“Ai ndihet shumë rehat këtu. Nuk ka të bëjë vetëm me paratë. Bisedimet janë duke u zhvilluar, jam optimist se marrëveshja do të arrihet. Nëse ndodhë tani ose më vonë nuk e di, por gjëja më e rëndësishme është të ndodhë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, si Reali ashtu edhe PSZH-ja e kanë informuar Upamecanon se janë të gatshëm t’ia plotësojnë kërkesat financiare. Upamekano aktualisht po synon ta fitojë Bundesliga-n me Bajernin si dhe të bëjnë ndonjë befasi në Ligën e Kampionëve

LEXO EDHE:

Back to top button