Kejn dhe Mbape i përgjigjen “flakë për flakë” Haalandit

Gara për “Këpucën e Artë” 2025/26 po kthehet gjithnjë e më shumë në një duel tresh. Pasi u shkëputën nga pjesa tjetër e sulmuesve të ligave më të avancuara, Kilian Mbape, Hari Kejn dhe Erling Haaland kanë monopolizuar tri vendet e para të renditjes së golashënuesve.

Fundjava solli një tjetër ndryshim në krye, me Hari Kejn që mori avantazhin. Goli i sulmuesit anglez kundër Mainz e çoi në 18 gola dhe i riktheu kreun e vetëm të renditjes, duke iu përgjigjur Erling Haalandit, i cili shënoi një dopietë ndaj Kristal Pallasit.

Në skenë u rikthye edhe Kilian Mbape, i cili, pavarësisht dyshimeve për dëmtimin e fundit, pritet të jetë titullar ndaj Alavés. Francezi shënoi një gol, barazoi norvegjezin dhe mbeti vetëm një gol larg kreut.

Jashtë podiumit të përkohshëm është Darko Lemajiç, përfaqësuesi i parë i ligave të vogla. Serbi ka shënuar 28 gola me RFS në Letoni, por ato përkthehen vetëm në 28 pikë. “Këpuca e Artë” vlerëson golat me koeficientë: 2 pikë për çdo gol në 5 ligat e mëdha, 1.5 pikë për ligat nga e 6-ta në të 21-tën dhe 1 pikë për të tjerat.

 

Renditja e “Këpucës së Artë”:

1.Hari Kejn (Bajern Munih): 18 gola (x2) → 36 pikë
2. Erling Haland (Man. Siti): 17 gola (x2) → 34 pikë
3. Kilian Mbape (Real Madrid): 17 gola (x2) → 34 pikë
4. Darko Lemajiç (FC RFS): 28 gola (x1) → 28 pikë
5. Ajase Ueda (Fejnord): 18 gola (x1,5) → 27 pikë
6. August Priske (Djurgårdens): 18 gola (x1,5) → 27 pikë
7. Daniel Karlsbak (Sarpsborg 08): 18 gola (x1,5) → 27 pikë
8. Ibrahim Diabate (GAIS): 18 gola (x1,5) → 27 pikë
9. Klaemint Olsen (NSÍ Runavík): 26 gola (x1) → 26 pikë
10. Kasper Hogh (Bodo/Glimt): 17 gola (x1,5) → 25,5 pikë

LEXO EDHE:

Back to top button