Kerri shënon gjysmën e pikëve dhe mund Portlandin

Stefon Keri ishte protagonisti kryesor në fitoren e Golden Stejtit ndaj Portland Trail Blejzersit me rezultat 137-122, pasi që kishte shënuar 62 pikë.  Pas lojës ai u shpreh se motivim për të ishin shakatë në rrjetet sociale që ishin bërë për të, ku tha se u bënë personale për të kështu që duhej të reagonte.

Keri, i cili më parë kishte arritur 54 pikë maksimum në karrierë, u bë lojtari i parë që nga ylli i Los Anxhelos Lejkers, Kobe Bryant, në 2005 që shënoi të paktën 30 pikë në secilën gjysmë lojë.

Kerri shënoi 22 në çerekun e pare dhe mbylli pjesën e parë me 31 pikë gjysmën e parë të sfidës dhe 31 pikë të tjera i shtoi në gjysmën e dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button