Këshilli Gjyqësor shqyrton përgjegjësitë e gjykatësve
Këshilli Gjyqësor shqyrton përgjegjësitë e gjykatësve

Këshilli Gjyqësor pritet të vendosë sot për raportet e komisioneve që hetuan gjendjen faktike pas kërkesave të parashtruara për përcaktim të përgjegjësisë së gjyqtarëve, pavarësisht se ende nuk është e qartë se për cilin prej tyre do të vendoset. Për sot në orën 14:00 është thirrur mbajtja e seancës së 498-të, në rend dite të së cilës është përcaktimi i përfundimit të detyrës së një gjyqtari për shkak të plotësimit të kushteve për pension pleqërie dhe konstatimit të përfundimit të mandatit të anëtarit të Këshillit Gjyqësor. Në rendin e ditës të seancës janë edhe dy pika – vendimmarrja sipas raporteve të komisioneve për gjendjen faktike të konstatuar pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetar i gjykatës dhe formimi i komisioneve të raportuesve pas kërkesave të parashtruara për konstatim të përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të një gjykate. /Alsat.mk