Këshilli i Prokurorëve dërgon në Prokurorinë Publike propozimin për shkarkimin e Kocevskit
Këshilli i Prokurorëve dërgon në Prokurorinë Publike propozimin për shkarkimin e Kocevskit

Gazetar: Mihaillo Donev
Kryeprokurori Lupço Kocevski ka pranuar propozimin për shkarkimin e tij nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, njoftojnë nga Prokuroria. Kocevski të duhet ta jap qëndrimin e tij me shkrim dhe t’ua dorëzojë prokurorëve.
“Deri te prokurori publik sot nga Këshilli i Prokurorëve Publikë është dorëzuar propozimi për shkarkimin e kryeprokurorit, i parashtruar nga Qeveria. Prokurori Publik do ta shqyrtojë dhe me shkrim do të deklarohet në afatin e paraparë ligjor”, thonë nga Prokuroria.
Kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Dushica Dimitrievska, në bisedë telefonike për Alsat tha se është dërguar sot dhe se pas marrjes së përgjigjes nga Kocevski, menjëherë do të caktohet seancë për shqyrtimin e pretendimeve.
Prokurorët e morën propozim nga Qeveria një ditë më parë, që do të thotë se tashmë po rrjedh afati ligjor prej dy javësh në të cilin Këshilli duhet të japë mendimin e tij për shkarkimin e Kocevskit. Pavarësisht nëse Këshilli do të japë mendim pozitiv apo negativ, fjalën e fundit për shkarkimin e tij do ta kenë deputetët. Për shkarkimin e kryeprokurorit në Kuvend duhen 61 vota.
Kocevski do të ketë të drejtë të marrë pjesë në seancën e Kuvendit dhe të shprehë qëndrimin e tij për shkarkimin. Propozimi i Qeverisë për shkarkimin e Kocevski, në të cilin kishte qasje Alsat, përmban akuza se prokuroria nën udhëheqjen e tij është bërë joefikase, por edhe se prokurori i shtetit ka zbuluar informacione për procedurat gjyqësore, gjë që është në kundërshtim me ligjin.