Koçovska: Qeveria do ta pranojë marrëveshjen mes sindikatës dhe punëdhënësve për pagën minimale

Koçovska: Qeveria do ta pranojë marrëveshjen mes sindikatës dhe punëdhënësve për pagën minimale

Gazetar: Mihajllo Dimovski

Ministrja e Financave bëri të ditur se për Qeverinë është e pranueshme çdo marrëveshje për pagën minimale ndërmjet sindikatave dhe punëdhënësve, por nuk është përgjigjur konkretisht nëse Qeveria mund të subvencionojë kontributet për pagën minimale prej 500 euro, siç kërkojnë sindikatat.

“Në konflikt me sindikatat, unë kam qenë shumë e qartë dhe kam thënë – punëdhënësit dhe punëtorët të bien dakord. Aq sa mund të japë njëri, aq sa mund të paguajë tjetri, çfarëdo që të bien dakord do të jetë e pranueshme për ne. Ata kanë dialog me njëri-tjetrin. Çfarëdo që të pranojnë, ne jemi të obliguar ta japim. Çfarëdo që të bien dakord, unë si ministere e financave do ta respektoj”, deklaroi Gordana Dimitrieska Koçoska – Ministre e financave.

LSDM-ja opozitare sot sërish ka kërkuar që paga minimale të rritet në 500 euro. Ata thonë se nëse Qeveria nuk do të rrisë pagën minimale do të paraqesë ligj për rritjen e saj.

“Deklarata e fundit se nuk ka mjete për paga më të larta për punëtorët, se nuk ka mjete për pagë minimale më të lartë tregon edhe një herë mungesë realiteti. Kjo do të thotë se standardi i jetesës së qytetarëve do të vazhdojë të ulet, qytetarët do të kenë gjithnjë e më pak të holla dhe nuk do të mund ta kalojnë muajin me fatura të larta dhe çmime ushqimore. “Paratë e buxhetit duhet të jenë të destinuara për qytetarët. Kërkojmë nga Qeveria dhe mazhoranca të japin para për rritjen e pagës minimale. Është detyrë e Qeverisë të gjejë para për paga më të larta për punëtorët dhe t’i ndihmojë ata”, u shpreh Sanja Llukarevska – LSDM.

Sindikatat paralajmëruan pak ditë më parë se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, nuk e përjashtojnë mundësinë e grevës së përgjithshme. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button