Këshilltari i Konjufcës: Serbia po kthehet destruktive nga Ohri

Këshilltari i Konjufcës: Serbia po kthehet destruktive nga Ohri

Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se Serbia po kthehet nga Ohri destruktive.

Kërçeli tha se nuk ka Asociacion i cili sipas tij e shkel Kushtetutën, e cenon integritetin dhe sovranitetin e Kosovës.

“Serbia kthehet nga Ohri, destruktive si gjithmonë. Veç kësaj radhe do e marrë edhe koston e merituar”, tha ai.

Kujtojmë se aktualisht është duke vazhduar takimi trelateral në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, e ndërmjetësve evropianë, Josep Borrell e Miroslav Lajçak.

LEXO EDHE:

Back to top button