Këshilltari i Zelenskyt: Putin ka frikë se do të vritet

Këshilltari i Zelenskyt: Putin ka frikë se do të vritet

Oleksiy Arestovich, një këshilltar i Volodymyr Zelensky, tha se presidenti rus ka frikë se do të vritet nëse Rusia pëson humbje të mëtejshme, pas çlirimit të Khersonit, duke rritur frikën se do të humbasin luftën ndaj Ukrainës.

Putini ka shumë frikë sepse në Rusi nuk ka falje për carët që humbin luftën,” tha Arestovich sipas Times, duke thënë: “Nëse ai humb luftën, do të thotë fundi. Fundi i tij si figurë politike. Dhe ndoshta në kuptimin fizik”.

Humbja në Kherson është e turpshme për Putinin. Për Ukrainën është arritja më e madhe e luftës.”

Në të njëjtën kohë, ai beson se sulmet ndaj objekteve të prodhimit të energjisë në Ukrainë janë një formë zhvatjeje nga Moska.

Në veçanti, siç pretendon ai, Putini do të përpiqet të mbajë kontrollin e rajoneve të pushtuara të Krimesë, Donetskut dhe Luhansk.

LEXO EDHE:

Back to top button