Kështjella, në shitje për 37 mijë dollarë

Kështjella, në shitje për 37 mijë dollarë

Një kështjellë e madhe skoceze ka dalë në shitje për oferta me vlerë mbi 37,000 dollarë. Kështjella ndodhet në Fetlar dhe është në një nga pjesët më të largëta të Mbretërisë së Bashkuar. Atje mund të arrihet me traget nga kontinenti Shetland. Ishulli është shtëpia e rreth 69 njerëzve. E vendosur në shpatin e kodrës, kështjella ka pamje nga livadhet e Fetlarit dhe shkëmbinjtë e thyer që shtrihen deri në det, si dhe nga ishujt përreth. U ndërtua në 1825 nga tregtari vendas Arthur Nicolson në një stil gotik. Brough Lodge Trust është në kërkim të një “sipërmarrësi filantropik” i cili mund ta transformojë kështjellën në një vendstrehim me 24 dhoma gjumi dhe tashmë ka marrë disa oferta. Por për atë që do ta blejë ka një kleçkë, pasi pronarët e saj aktual vlerësojnë se duhet një fond shtesë prej 14.8 milion dollarë për restaurimin e saj. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button