Kessie mund të largohet nga Milani si futbollist i lirë?!

Gjithçka ka mbetur pezull në negociatat e rinovimit mes Milanit dhe mesfushorit Frank Kesie, megjithatë një tjetër klub kërkon të përfitojë nga kjo situatë dhe po nxiton të rrëmbejë futbollistin nga “kuqezinjtë”.

Bëhet fjalë për Paris Sen Zhermenin, që është gati të joshë Kesie me një kontratë 5-vjeçare, me pagë prej 9 milionë eurosh në sezon, teksa mediat franceze zbulojnë se negociatat mes palëve kanë nisur tashmë.

Kontrata e Kessie dhe Milanit përfundon verën e ardhshme dhe kuqezinjtë kanë shkuar deri në 6.8 milionë euro pagë në sezon, ndërsa vetë mesfushori pretendon 8 milionë euro neto dhe dy të tjera në formë bonusesh.

Pretendimet ekonomike të Kesie momentalisht mund t’i plotësojë vetëm PSZH-ja, ndërsa drejtuesve të Milanit nuk u mbetet tjetër veçse të shpresojnë ta shesin lojtarin në janar, për të mos e humbur me parametra zero verën e ardhshme.

Nëse ndodh kjo e dyta, do të ishte një tjetër goditje e rëndë për “kuqezinjtë”, që verën që lamë pas humbën me parametra zero dy titullarë si Donarumma e Çalhanoglu, të cilët gjithashtu nuk gjetën marrëveshje për rinovimin dhe u larguan si lojtarë të lirë.

LEXO EDHE:

Back to top button