Sot do të zhvillohen ndeshjet e radhës në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022”. Fillimisht nga ora 18:00 përballen Azerbajxhani dhe Portugalia, ndërsa në orën 20:45 zhvillohen 12 ndeshje tjera shumë të rëndësishme.
Francën e pret një përballje e lehtë në letër kundër Finlandës, ndërsa derbi pritet të zhvillohet mes Holandës dhe Turqisë.
Danimarka do të luajë në terrenin vendas përball Izraelit, ndërsa Norvegjia synon të arrijë tre pikët e radhës kundër Gjibraltarit.
Këto janë të gjitha ndeshjet kualifikuese që zhvillohen gjatë ditës së sotme.









