Këto janë 7 përfitimet e sodës së bukës në jetën e përditshme

Këto janë 7 përfitimet e sodës së bukës në jetën e përditshme

Soda e bukës është një nga produktet më të gjithanshme duke qenë se ka përdorime nga më të ndryshmet.

Nga largimi i aromave të pakëndshme te rritja e jetëgjatësisë së luleve, këto janë disa nga përfitimet të cilatduhet se s’bën t’i dini.

Pastron dhe largon erërat nga frigoriferi dhe mikrovala

Duke qenë se ushqimet mund të qëndrojnë për një kohë relativisht të gjatë në frigorifer ose përbëhen nga qepa, hudhra dhe domatja, disa prej tyre mund të mbajnë erë. Një mënyrë pastrimi efikase është marrja e një lecke dhe fshirja me ujë dhe sodë buke. Shumë përdorues të “TikTok-ut” tregojnë se aroma largohet si me magji. E njëjta metodë vlen edhe për pastrimin e mikrovalës. Kjo pajisje bëhet pis shumë lehtë, pasi grumbullon papastërtitë e çdo ushqimi që ngrohim në të. Edhe për këtë rast, soda e bukës shërben si një pastrues i shkëlqyer.

Largimi i milingonave në mënyrë natyrale

Nëse jetoni në vende me gjelbërim ose doni të shpëtoni nga milingonat pranë oborrit të shtëpisë suaj, soda e bukës është zgjidhja e duhur. Merrni dy lugë sodë, 2 lugë kripë dhe përziejini në një gotë me ujë. Tretësirën hidheni në vendet që i mendoni më problematike.

Lehtëson pickimin e insekteve

Të gjithë bezdisemi nga pickimet e insekteve pasi na shkaktojnë kruajtje, skuqje dhe irritim. Soda e bukës mund t’ju vijë në ndihmë edhe kësaj radhe. Nëse e vendosni sipër sipërfaqes së pickuar pasi ta lagni me pak ujë, soda qetëson dhimbjet dhe ndalon infektimin.

Ndihmon me erën e gojës

Soda mund të përdoret edhe si pastë dhëmbësh natyrale. Megjithatë ekspertët nuk e rekomandojnë përdorimin e përditshëm, sepse mund të ketë një efekt gërryes për organizmin. Merrni gjysmë luge çaji sodë buke dhe trazojeni në një gotë me ujë pasi të keni mbaruar procesin e larjes së dhëmbëve. Pasi ta keni mbajtur për 2 minuta në gojë, pështyjeni.

Pastroni krehërin tuaj të flokëve

Për të eleminuar vajrat dhe mbetjet e tjera në krehër, zhyteni në ujë dhe sodë buke. Përdorni rreth një lugë çaji sodë nënjë gotë ujë. Më pas thjesht shpëlajeni furçën dhe lëreni të thahet.

Pastrimi i dyshemesë

Derdhni një gjysmë filxhani sodë buke në një kovë me ujë të ngrohtë. Pasi tretësira të jetë njëtrajtësuar mund ta përdorni për të pastruar dyshemenë në mënyrë natyrale, pa përdorur kimikate të tjera.

Rrit jetëgjatësinë e luleve

Ku ka më mirë se një shtëpi e mbushur me lule. Ne kemi një sugjerim nëse doni që të jetojnë sa më gjatë. Herës tjetër që do të ndërroni ujin e vazos, hidhni brenda edhe pak sodë. Kështu ato do të qëndrojnë të freskëta.

LEXO EDHE:

Back to top button