BE finalizon marrëveshjen për blerjen e municioneve për Ukrainën

BE finalizon marrëveshjen për blerjen e municioneve për Ukrainën

Ambasadorët e BE-së ranë dakord për detajet e një marrëveshjeje prej 1 miliardë eurosh për të blerë municione për Ukrainën pas disa javësh negociata.

Lëvizja, e cila është pjesë e një marrëveshjeje historike të dakordësuar në mars, u pengua ndërsa disa nga vendet anëtare ishin skeptike, shkruan Sky News.

Por Suedia, mbajtësja e presidencës së rradhës të BE, tha se ambasadorët finalizuan marrëveshjen sot.

Përveç skemës prej 1 miliardë eurosh për blerjen e përbashkët të municioneve për Kievin ndërsa përgatitet për një kundërofensivë kundër Rusisë, Komisioni Evropian ka nisur gjithashtu një plan për të përdorur më shumë se 500 milionë euro për të ndihmuar kompanitë evropiane të armëve të përmirësojnë pajisjet dhe të rrisin kapacitetin e tyre të prodhimit.

Lëvizjet e sotme janë pjesë e një plani për t’i siguruar Ukrainës një milion predha dhe raketa brenda një viti.

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, i cili më parë paralajmëroi se “kostoja e mosveprimit matet me jetë njerëzore”, përshëndeti vendimin e sotëm.

LEXO EDHE:

Back to top button