Këto janë konkluzionet për të cilat do të debatohet në Kuvend (Dokument)

Këto janë konkluzionet për të cilat do të debatohet në Kuvend (Dokument)

Sapo ka filluar seanca ku do të debatohet për propozimin francez, aty ku do të mbajë fjalim edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, shkruan Alsat.

Pas fjalimit të Von der Leyen, në Kuvend do të debatohen këto konkluzione:

“Në propozim konkluzionet thuhet se Kuvendi i Maqedonisë, duke u nisur nga interesat kombëtare, dhe strategjike për anëtarësim në BE, e obligon Qeverinë t’i vazhdojë bisedimet me BE-në, me qëllim të zhbllokimit të proceseve euro integruese dhe të miratohet kornizë negociuese e cila përmban parimet dhe standardet evropiane.

Gjithashtu obligohet Qeveria që përmes delegacioneve të saja që janë pjesë e bisedimeve që t’i përmbahen përcaktimit për respektim pa kushte gjuhës, identitetit dhe kulturës së popullit maqedonas si elemente për të cilat nuk negociohet me BE-në.

Gjithashtu obligohet Qeveria që në kornizën negociuese gjuha maqedonase të figurojë pa sqarime, pa shtesa dhe pa fusnota.”, thonë tri nga pesë pikat e paraqitura./ Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button