Këto janë kushtet për të shkuar në Haxh sivjet, BFI del me njoftim

Këto janë kushtet për të shkuar në Haxh sivjet, BFI del me njoftim

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, duke u bazuar në njoftimin e Ministrisë së Haxhit të Shteteve Arabe, lidhur me kushtet për regjistrim për Haxhin 2022, apelon deri te besimtarët që kanë vendosur ta kryejnë kushtin e pestë islam – haxhin, të paraqiten në Muftinitë përkatëse dhe të dorëzojnë dokumentacionin e duhur për regjistrim.  

Kushtet për regjistrim janë:
1. Të jenë nën moshën 65 vjeçare (të lindur para datës 30.06.1957)
2. Të jenë të vaksinuar me dy vaksina kundër Covid-19
3. 72 orë para udhëtimit, ta kenë testin PCR

“Bashkësia Fetare Islame veç më ka filluar organizimin e haxhit 2022 dhe numri i haxhinjve të sivjemë është i kufizuar, andaj në afat sa më të shkurtër regjistrohuni nëpër Muftinite përkatëse.
Muftinitë e Bashkësisë Fetare Islame, këtë xhuma (06.05.2022), përmes nëpunësve fetarë nëpër xhami të bëjnë apel për regjistrimin e kandidatëve të sivjemë që kanë shprehur interesim për haxh” thuhet në njoftimin e BFI-së.

Përndryshe, dy vitet e kaluara besimtarët nuk kanë mundur të kryejnë shërbimin e haxhit, përshkak të pandemisë globale COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button