Këto janë pritjet e Petkov nga vizita në Shkup
Këto janë pritjet e Petkov nga vizita në Shkup
Kryeministri bullgar Kiril Petkov, tha se shpreson se vizita e nesërme në Shkup do të mundësojë rezultate të shpejta në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, shkruan Alsat.
Në paraqitjen e tij të sotme në emisionin “360 gradë” në Alsat, Petkov tha se cilat janë hapat konkretë, që do të diskutohen në takimin në Shkup.
“Shpresoj se do të biem dakord për grupet, që do të takohen për temat e ekonomisë, infrastrukturës, kulturës, integrimit evropian dhe historisë. Të bëjmë një plan të qartë, sa shpesh do të takohen. Unë do të sugjeroja që të takohen një herë në muaj, dhe do të isha i lumtur të mos takohen të gjithë përnjëherë, por çdo javë të ketë nga një takim të tillë. Në atë mënyrë do të vendoset një plan intensiv i takimeve, dhe shpresoj se kjo do të mundësojë përparim të shpejtë në të gjitha këto tema”, tha Petkov. / Alsat.mk








