VIDEO/ Gaf e madhe, arbitri ndalon lojen dhe i heq golin Milanit

" "

Një moment kurioz ka ndodhur gjatë pwrballjes Milan-Spezia 1-2. Përpara se të vinte goli i dytë i skuadrës mike, që ndodhi në të 96-tën, në fakt, arbitri Serra bëri një gabim të pafalshëm, duke dwmtuar rwndw ekipin vendas.

Milani po sulmonte dhe Rebiç goditet nga kundërshtari te këmba e tij përpara zone duke pasur për Messias që nuk mendohet por me të majtën shënon.

Por, arbitri ka vërshëllyer ndërkohë dhe ska lënë avantazh. Pra, faull për Milanin. Rebic dhe “kuqezinjtë” e rrethojnë dhe duket sikur ai kërkon falje duke thënë se tashmë kishte akorduar faull dhe se nuk mund ta kthente mbrapa ose ta linte avantazhin pasi vërshëlleu.

Rebiç madje e përqafon dhe i vendos edhe duart në fytyrë…

LEXO EDHE:

Back to top button