Këto shtete arrijnë marrëveshje për furnizim me gaz

Këto shtete arrijnë marrëveshje për furnizim me gaz

Franca, Spanja dhe Portugalia njoftuan sot se kanë arritur një marrëveshje për të ndërtuar një tubacion energjie që lidh gadishullin Iberik me pjesën tjetër të Evropës.

Projekti i ri, të cilin kryeministri Sanchez e quajti një “Korridor të Energjisë së Gjelbër”, do të zëvendësojë planin e mëparshëm të quajtur “MidCat” të propozuar një dekadë më parë, por u pezullua në vitin 2019 për shkak të çështjeve rregullatore dhe mungesës së financimit.

Ne kemi rënë dakord të zëvendësojmë modelin MidCat me një dizajn të ri, i cili do të quhet Korridori i Energjisë së Gjelbër dhe do të lidhë Gadishullin Iberik me Francën”, shpjegoi kryeministri spanjoll Pedro Sanchez pas mbërritjes së tij në Bruksel për Samitin e liderëve evropianë kushtuar krizës energjetike.

Siç sqaroi ai, synimi është ndërtimi i një gazsjellësi që do të transportojë hidrogjen të pastër por edhe në një fazë kalimtare gazin “që i nevojitet tregut europian të energjisë”.

Sanchez , presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri portugez Antonio Costa do të takohen më 8 dhe 9 dhjetor në Alicante për të finalizuar marrëveshjen.

Ministria e Energjisë e Spanjës tha gjithashtu se Madridi dhe Parisi kishin rënë dakord të përshpejtonin ndërlidhjen e rrjeteve të tyre të energjisë elektrike përmes Gjirit të Biscay.

LEXO EDHE:

Back to top button