Kevin Durant debuton me fitore, Milluoki s’ka të ndalur

Nuk ndalet ekipi i Milluoki Baks, që mposhti 139-117 Orlandon dhe korri fitoren e 16-të radhazi. Të gjithë titullarët e Baks realizuan mbi 10 pikë, me Xhianis Atentokounmpon që bëri diferencën, autor i 31 pikëve.
Rikthehet te fitorja skuadra e Lejkersit, që mundi 123-117 Oklahoma në fushën e kësaj të fundit. Denis Shroder më 26 pikë ishtë më i miri për Lejkersin, në këtë ndeshje.
Fiton edhe ekipi i Feniksit, që mposhti 105-91 Sharlotin jashtë fushe, sfida ku Kevin Durant bëri debutimin e tij me Feniks Suns. Ai realizoi 23 pikë, ndërkohë që shënuesi më i mirëishte Devin Buker me 37 pikë.
Skuadra e Filadelfia-s, falë 27 pikëve të Maksej dhe 23 të Hardenit, mposhti 119-96 Majamin, një përballje mes dy ekipesh rivale në Konferencën e Lindjes.
Edhe Boston rikthehet te fitorja në kampionat, duke mundur 117-113 Klivlendin, në një ndeshje me rivalitet deri në fund. Mitçell realizoi 44 pikë për Kavaliers, por që s’mjaftuan, ndërsa për Seltiksat u dallua Tatum me 41 pikë.
Çikago mposhti në fund Detroit me shifrat 117-115, ndeshje ku diferencën e bëri Zak LaVine, autor i 41 pikëve për Çikago Bulls.
NBA – Rezultatet
Charlotte – Phoenix, 91-105
Detroit – Chicago, 115-117
Boston – Cleveland, 117-113
Miami – Philadelphia, 96-119
New York – Brooklyn, 142-118
Houston – Memphis, 99-113
Milwaukee – Orlando, 139-117
Oklahoma – Lakers, 117-123
Portland – New Orleans, 110-121