Kevin Durant kërkon “shkëmbimin”, dy skuadra janë në lojë

Një prej basketbollistëve më të mirë në NBA, Kevin Durant, zyrtarisht ka kërkuar të largohet nga Bruklin Nets. Mediat në SHBA infomojnë se pak kush do të besonte se Duranti do të vendoste për një lëvizje të tillë, para së gjithash, për shkak se ka një kontratë katërvjeçare. Megjithatë, basketbollisti me përvojë kërkoi një shkëmbim, ndoshta për shkak se po largohet edhe Kajri Irving.

Basketbollisti kërkon dy skuadra. Ekipi i parë që dëshiron Durant është Feniks Sans dhe Majami Hit përmendet si opsion. Durant erdhi në Bruklin Nets në vitin 2019, ndërsa humbi sezonin e parë për shkak të lëndimit, dhe në dy të tjerët nuk arriti të bëjë shumë.

Basketbollisti amerikan luajti për Oklahoma Sitin dhe Golden Stejtin përpara se të vinte te Bruklini.

LEXO EDHE:

Back to top button