KF Llapi, fitues i Kupës së Kosovës përmes penalltive

Skuadra e Llapit është fituese e Kupës së Kosovës, pasi që në finale ka mposhtur Dukagjinin, pas ekzekutmit të penalltive, pran rezultatit 4-3. Përballja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” ishte mjaftë interesante, por u deshën penalltitë që të përcaktohet fituesi, sepse pas 120 minuta rezultati ishte 1-1.
Golin e parë e shënoi Altin Merlaku që pranoi një top të bukur dhe kaloi mbrojtjen e Llapit si dhe portierin në mënyrë maestrale, pastaj realizoi në portën e zbrazur (113’). Derisa pritej fishkëllima e fundit e arbitrit Genc Nuza, në skenë doli Elvis Prençi që e realizoi me kokë për të dërguar ndeshjen në 11-metërsha (121′).
Nga penalltitë, Llapi u tregua më i saktë duke fituar me rezultat 4-3. Për KF Llapi, ky trofe është shumë i vlefshëm, ngase edicionin tjetër të marrin pjesë në Ligën e Konferencës.