KFF Shkëndija angazhon reprezentuesen Afrodita Salihi

Shkëndija e Tetovës pretendon ndërtimin e një skuadre shumë cilësore në konkurencë të femrave dhe përcaktimi i kryesisë shihet edhe nga lëvizja e fundit. Kuqezinjtë kanë komunikuar angazhimin e anëtares së përfaqësuëses së femrave të Maqedonisë së Veriut, Afrodita Salihi.

Bëhet fjalë për një futbolliste shumë cilësore që pritet të jetë një vlerë e shtuar për Klubin e Futbollit të Femrave, Shkëndija, të cilët në sezonin e ri janë futur me ambicie serioze. Duke shikuar gjysmësezonin shumë pozitiv dhe angazhimin e Afrodita Salihit, skuadra tetovare sikur paralajmëron se do të sulmojë titullin e kampionit. Me Salihin në formacion, Shkëndija do të ketë në përbërje një prej futbollisteve më të mira të vendit, e cila në Tetovë transferohet nga KFF Skopje, derisa më herët në karrierën e saj është paraqitur edhe me Dragon, Koçani, Edinstvo, Olimpija Sofija, Nashe Taksi dhe Shqiponjat nga Hasanbegu.

Me ekipin përfaqësueses të femrave të Maqedonisë, Afrodita Salihi është paraqitur në 30 takime, duke shënuar 4 gola.

LEXO EDHE:

Back to top button