Kiçeec mbetet në burg, i refuzohet kërkesa për lirimin me kusht
Igor Stefanovski
Gjykata nuk ia plotësoi dëshirën e të dënuarit Zoran Milevski Kiçeec që të lirohet para kohe nga burgu. Ai në kërkesën e tij të dërguar në Gjykatë, kërkoi që t’i përkushtohej tërësisht punës në depon e në një lokali në Ohër për të mbajtur familjen. Në kërkesë ai thekson se ka vuajtur një të tretën e dënimit me burg për rastin “Reket”, që është minimumi ligjor për të kërkuar lirim me kusht. Një këshill prej tre gjykatësve penal ka vendosur që Kiçeec të qëndrojë pas hekurave deri në përfundimin e dënimit të tij me tre vjet burg për rastin “Reket”.
“Gjatë shqyrtimit të propozimit të drejtorit të burgut të Strugës – Departamenti i Hapur, për lirim me kusht të Z.M. i dënuar me dënim të plotfuqishëm në një lëndë të kësaj gjykate, e njohur në opinion si “Reket”, Këshilli Penal i Departamentit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, pas seancës së këshillit të datës 12.11.2021, ka marrë vendim me të cilin refuzohet propozimi”, njoftuan nga Gjykata Penale.
Vendimi vjen pavarësisht fjalëve lavdëruese për Kiçeec. Drejtori i burgut të Strugës, Valon Qura, për Kiçeecin ka dhënë mendim pozitiv dhe ka theksuar se sjellja e tij “në çdo aspekt është në nivelin e duhur”, dhe se Kiçeeci konsiderohet mik i mirë i çdo të dënuari në burgun e Strugës.
Megjithatë, vendimi i Gjykatës Penale nuk është përfundimtar. Kiçeec ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Apelit si shkallë më e lartë. Dhe kjo gjykatë do të vendosë nëse Kiçeec do të mund ta shijojë më herët lirinë për rastin “Reket”, për çka ai e pranoi fajin dhe mori tre vjet burg. Dënimi për këtë rast i përfundon në shkurt të vitit 2023. Por në dosjen e Kiçeec nuk është vetëm ky rast. Ai bëri marrëveshje me prokurorinë e Gostivarit për aksidentin automobilistik të ndodhur në fillim të shtatorit dhe për këtë mori gjashtë muaj burg. Kiçeec e shkaktoi aksidentin duket kaluar në linjë të plotë një automjet dhe goditi një tjetër. Në aksident humbi jetën një 32-vjeçar nga Gostivari, ndërsa gjashtë persona të tjerë janë lënduar. /Alsat.mk







