Kiellini i gati, Florenzi rikthehet në stërvitje

Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mançini ka marrë një lajm të mirë sa i përket rikthimit të futbollistëve.

Sipas “Goal Italia”, kapiteni Xhorxhio Kiellini është rikuperuar nga lëndimi dhe është i gatshëm për ndeshjen ndaj Belgjikës në kuadër të çerekfinales së “Euro 2020”. Sipas artikullit, edhe Alesandro Florenzi është rikthyer në stërvitje dhe ka dhënë sinjale pozitive në aspektin e rikuperimit nga lëndimi.

Kiellini u lëndua në ndeshjen e fazës së grupeve ndaj Zvicrës, ku doli nga loja në min 24-të.

LEXO EDHE:

Back to top button