Sans në finale, eliminon “Klipersat” e favorizuar

Feniks Sans është finalisti i parë i NBA-së, pasi që në finalen e Konferencës së Perëndimit, eliminoi skuadrën e Los Anxhelos Klipers me 4-2 në fitore. Në sfidën e gjashtë të finales së Konferencës, Feniks Sans mundi skuadrën e Los Anxhelosit me rezultat 130 -103.

Te Sans u dallua Kris Poll me 41 pikë, ndërsa Buker shtoi 22 pikë, 7 kërcime dhe 4 asiste. Te skuadra nga Los Axnhellosi më efikas ishte Markus Morris me 26 dhe Poll Xhorxh me 21 pikë.

Në finalen e madhe, Feniks Sans pret fituesin e përballjes finale të Konferencës së Lindjes, në mes Millvoki Baks dhe Atlanta Houks, ku rezultati aktual është baraz 2-2.

LEXO EDHE:

Back to top button