Kieza: Fitorja nuk na largon nga kriza, që po vazhdon prej dy muajsh

Pasi i është rikthyer golit për të prishur ngërçin në ndeshjen ndaj Lacios, e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë dhe e fituar 2-0, Federiko Kieza nuk dëshiron ta gënjejë veten.

“Në pjesën e parë ishim pak të bllokuar, ndërsa në të dytën u kthyem në skuadrën që ishim në janar. Tani duhet t’i vendosim gjërat në rregull edhe në kampionat, sepse kritikat janë të drejta, Patjetër duhet të bëjmë më mirë. Ky 2-0 nuk na largon nga kriza, që po vazhdon prej dy muajsh, ndaj duhet të luajmë një ndeshje të madhe të dielën”.

Sipas Kieza-s, involucioni i Juventusit ka arsye të ndryshme.

“Në këtë ekip duhet të jesh në 110%, sepse presioni është shumë i lartë. Kjo ndodh me të drejtë, sikurse i meritojmë të gjitha kritikat. Barazimi me Empolin dhe humbja më pas ndaj Interit ndikuan në ndeshjet tona vijuese. Ne nuk u dorëzuam, por kur një objektiv i madh zhduket, është e vështirë të kthehesh në të menduarit për objektiva të tjerë,” tha mes tjerash Kieza.

LEXO EDHE:

Back to top button