Muriqi: Imagjinoni, Real Madridi duke iu bërë juve një gardë të nderit

Skuadra e Majorka-s është duke u përgatitur për finalen e madhe të Kupës së Spanjës që e zhvillon gjatë kwsaj fundjave ndaj Atletik Bilbaos. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi gjatë një interviste tha se mezi po e pret këtë finale.

Madje, futbollisti kosovar ëndrron që të triumfoj në këtë kompeticion dhe më pas t’i bëhet garda e nderit nga Real Madrid.

“Imagjino një skuadër si Real Madridi duke iu bërë juve një gardë të nderit nëse fitojmë në Copa del Rey. Një nderim për Muriqin, që pas disa viteve ishte kamarier. Kjo do të ishte e bukur të them të drejtën”, tha sulmuesi kosovar.

Ndeshja mes Atletik Bilbaos dhe Majorkas zhvillohet të shtunën nga ora 22:00 në stadiumin “La Cartuja” në Sevilja. /Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button