Kilian Mbape ndërpreu bisedimet me PSZH-në?!

Mediat spanjolle këmbëngulin që Kilian Mbape ka refuzuar të gjithë ofertat dhe ka njoftuar drejtuesit e klubit francez se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën, pasi dëshiron të largohet nga PSZH-ja gjatë merkatos së verës.

 

Deri tani palët kanë negociuar vazhdimisht për rinovimin e kontratës, por Mbappe dhe menaxherët e tij kanë vendosur ndërprerjen e bisedimeve, ndaj drejtuesit e PSZH-së duhet të marrin në konsideratë shitjen e tij gjatë kësaj vere për të mos e humbur me parametra zero një vit më vonë.

 

Reali i Madridit është klubi që ka shprehur vazhdimisht interes për shërbimet e sulmuesit francez, të cilin Perez e sheh si pasuesin ideal të Kristiano Ronaldos dhe ëndërron të formojë një dyshe ëndrrash me të dhe Haaland, tjetër objektiv i “Los Blancos”.

LEXO EDHE:

Back to top button