Kim bëri thirrje për përpjekje më të mëdha në përgatitjen e luftës

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, vizitoi sot ushtarët që po stërviten për të trajtuar tanket e reja të betejës dhe bëri thirrje për përpjekje më të mëdha në përgatitjen e luftës, raportuan sot mediat lokale

Trajnimi i tankeve besohet të jetë një përgjigje ndaj stërvitjeve ushtarake 11-ditore SHBA-Kore Jugore që përfunduan sot.

Pheniani i sheh ushtrimet si një provë për një pushtim.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Veriut është zotuar më parë se do të kryejë “veprime ushtarake të përgjegjshme” në përgjigje të stërvitjes Korea e Jugut-SHBA.

Kim e quajti tankun e ri të përdorur në stërvitjen e sotme “më të fuqishmin në botë”, raporton KCNA. Raporti më tej thotë se Kim u fut në një nga tanket e reja dhe e drejtoi vetë.

LEXO EDHE:

Back to top button