Kimih: Favoriti në Champions vendoset nga muaji shkurt

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, mesfushori gjerman i Bajern Munihut ka shprehur edhe habinë e tij për mungesën e Italisë në Kupën e Botës.

 

Çfarë mendoni për futbollin italian, nisur nga momenti i komplikuar që po përjeton edhe kombëtarja?

“Jemi përballur disa herë me Italinë, madhje edhe në Ligën e Kombeve. U habita që kampionët e Europës nuk u kualifikuan në Kupën e Botës.”

 

Jeni favoritë për Ligën e Kampionëve?

“Ndoshta, në fillim të sezonit askush nuk e mendon këtë, është diçka që do të vendoset nga shkurti e në vazhdim. Jemi krenarë që kemi bërë mirë në një grup të vështirë dhe jemi kualifikuar. Kjo është ajo që ka rëndësi për momentin”, është shprehur Kimmih./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button