Kina do ta testojë një qytet prej 9 milionë banorësh për pesë ditë

Qyteti i Kinës Kingdao do ta testojë gjithë popullsinë prej nëntë milionë banorësh për sëmundjen COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi.

Testimi masiv vjen disa ditë pas zbulimit të dhjetëra rasteve me koronavirus, të cilat lidhen me një spital që trajton pacientët që kthehen nga jashtë.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha të hënën se “i gjithë qyteti do të testohet brenda pesë ditësh”.

Rreth 114,862 njerëz – përfshirë staf mjekësor dhe pacientë të shtrirë së voni në spitalet e qytetit – kanë dalë tashmë negativë, tha Komisioni Shëndetësor i Kingdaos.

Në maj, Kina ka testuar gjithë qytetin e Vuhanit – me 11 milionë banorë – i cili ka qenë epiqendër e pandemisë globale të koronavirusit.

Kina, në masë të madhe, e ka vendosur virusin nën kontroll, për dallim prej pjesëve të tjera të botës që kanë ende shifra të larta.

LEXO EDHE:

Back to top button