Lajçak nesër takim me Hotin

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti do të presë nesër në takim emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Vizita e diplomatit sllovak në Prishtinë vjen një ditë pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg.

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka shprehur besimin se procesi i dialogut me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, është çështje muajsh dhe jo vitesh.

Ai ka bërë të ditur se të dyja palët janë të angazhuara për zgjidhjen e problemeve, të cilat do të çojnë drejt marrëveshjes, por tha se BE-ja nuk do të imponojë një zgjidhje finale.

LEXO EDHE:

Back to top button