Kina ka kryer stërvitje të reja ushtarake pranë Tajvanit

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se 57 avionë kinezë dhe katër anije u panë që vepronin rreth ishullit në 24 orët e fundit dhe 28 avionë luftarakë hynë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit.

Tajvani dënoi Kinën për mbajtjen e stërvitjeve të dyta ushtarake rreth ishullit në më pak se një muaj.

Ushtria e Kinës tha se stërvitjet luftarake sulmuese u zhvilluan pranë Tajvanit të dielën për të testuar aftësitë e përbashkëta luftarake dhe “të kundërshtojnë me vendosmëri veprimet provokuese të fuqive të huaja dhe forcave separatiste të pavarësisë së Tajvanit”, thuhet në deklaratën e shkurtër.

Paqja dhe stabiliteti në këtë rajon janë përgjegjësi e përbashkët e Tajvanit dhe Kinës, sipas autoriteteve tajvaneze.

“Tajvani kurrë nuk do të përshkallëzojë një konflikt apo do të nxisë një mosmarrëveshje, por mbron me vendosmëri sovranitetin dhe sigurinë e tij”, shtohet në deklaratë.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se 57 avionë kinezë dhe katër anije u panë që vepronin rreth ishullit në 24 orët e fundit dhe 28 avionë luftarakë hynë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit.

Disa prej tyre kaluan vijën e mesme të ngushticës së Tajvanit, e cila është një zonë jozyrtare tampon midis dy palëve. 

Më herët në gusht, Kina organizoi lojëra luftarake pranë Tajvanit pas një vizite të kryetares së atëhershme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi. 

LEXO EDHE:

Back to top button