Kina regjistron 10 raste të reja me COVID-19


Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Kina raportoi 10 raste të reja me COVID-19 më 31 gusht, nga 17 të raportuara një ditë më parë, tha autoriteti shëndetësor i vendit të marten, raporton Reuters.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë se të gjitha rastet e reja ishin infeksione të importuara që përfshinin udhëtarë nga jashtë.

Numri i rasteve të reja asimptomatike u rrit në 34 nga 19 një ditë më parë.

Kina nuk llogarit infeksionet pa simptoma të koronavirusit si raste të konfirmuara.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 në territorin e Kinës tani qëndron në 85.058, ndërsa numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,634.

LEXO EDHE:

Back to top button