Kinë: Manovra me avionë ushtarakë brenda territorit të Tajvanit

Kina ka dërguar 25 avionë ushtarakë në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore tajvane, në atë që ishte një shfaqje e madhe e forcës në ditën kombëtare të Kinës, e cila feston themelimin e Republikës Popullore të Kinës.

Kryeministri i Tajvanit, Su Tseng-chang, tha të shtunën se manovrat e avionëve ushtarakë të Kinës brenda hapësirës ajrore të vendit ishin një akt ngacmimi.

Një grup i dytë avionësh fluturuan në zonë më vonë të premten në mbrëmje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të avionëve luftarakë që hynë në hapësirën ajrore të Tajvanit në 38.

Zyrtarët e mbrojtjes tajvaneze thanë se Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës dërgoi 18 avionë luftarakë J-16, dy bomba H-6-të cilët janë të afta të mbajnë koka bërthamore – dhe aeroplanë të tjerë në zonën  e Mbrojtjes Ajore, e cila shtrihet përtej hapësirës ajrore territoriale të Tajvanit dhe monitorohet për qëllimet e sigurisë kombëtare.

“Tajvani u përgjigj të premten duke vendosur aeroplanë dhe duke ndjekur avionët luftarakë kinezë me sistemin e mbrojtjes ajrore”, tha ministria në një deklaratë.

Pekini e konsideron Tajvanin një provincë renegate që një ditë do të ribashkohet me Kinën kontinentale. Nën Presidentin Xi Jinping, Kina ka rritur vazhdimisht presionin ndaj Tajvanit, i cili është vetëqeverisës dhe e konsideron veten një vend të pavarur.

Javën e kaluar, në përgjigje të përpjekjeve të Tajvanit për t’u bashkuar me një grup tregtar rajonal, ushtria kineze dërgoi 24 avionë luftarakë drejt Tajvanit, raporton DW, transmeton Klankosova.tv.

Në fillim të kësaj jave, Mbretëria e Bashkuar dërgoi një anije luftarake në Ngushticën e Tajvanit për herë të parë që nga viti 2008. Pekini tha se Mbretëria e Bashkuar po tregonte “synime të liga për të sabotuar paqen dhe stabilitetin”.

LEXO EDHE:

Back to top button