Kinezët klonuan me sukses tri lopë

Shkencëtarët kinezë kanë klonuar me sukses tri “super lopë” që mund të prodhojnë një sasi jashtëzakonisht të lartë qumështi. Media shtetërore e raportoi këtë duke e cilësuar këtë si një përparim për industrinë e qumështit të Kinës për të reduktuar varësinë e saj nga racat e importuara. Tre viçat kanë lindur në rajonin Ningxia. Kafshët e zgjedhura janë të afta të prodhojnë 18 tonë qumësht në vit, ose 100 tonë qumësht gjatë jetës së tyre. Shkencëtarët bënë 120 embrione të klonuara nga qelizat e veshit të lopëve shumë produktive dhe i vendosën në lopë zëvendësuese. Kina ka bërë përparim të rëndësishëm në klonimin e kafshëve vitet e fundit. Vitin e kaluar, një kompani kineze e klonimit të kafshëve krijoi ujkun e parë të klonuar të Arktikut në botë.

LEXO EDHE:

Back to top button