“Llaskarca”, dëgjohen dëshmitë e ekspertëve

Gazetar: Ardit Ramadani

Vazhdojnë dyshimet e familjarëve të viktimave të aksidentit në Llaskarcë se superekspertiza është e porositur nga ana e gjykatës dhe mbrojtjes së të akuzuarve për t’i përjashtuar ata nga faji dhe e gjithë barra të bie vetëm ndaj një personi, përkatësisht shoferit të autobusit. Ai është i akuzuari i gjashtë për aksidentin fatal të autobusit të Durmo Turs i cili katër vite më parë i mori jetën e 16 personave ndërkaq 37 u lënduan rëndë.

“Më vjen keq që përballemi me atë që kur përfaqësuesi i ekipit që kanë punuar superekspertizën që është me titullin më të lartë akademik, doktor shkence, thuajse në të gjitha pyetjet e parashtruara nga ana e prokurorit, përgjigjet me nuk e di, nuk më kujtohet, nuk mundem ta konfirmoj, nuk e kuptoj pyetjen dhe për këtë mendoj që. Dështoi tentativa e këtyre super ekspertëve, që i gjithë faji t’i adresohet vetëm të akuzuarit të gjashtë, shoferit, ndërsa të gjitha lëshimet e të gjithë të akuzuarve tjerë të mos merren parasysh”, tha Vlladimir Nikollovski, avokat i palës së dëmtuar.

Sipas babait të njërit prej viktimave në këtë aksident tragjik, Bllagojçe Tërpevski, plani i trupit gjykues dhe palës mbrojtëse për të amnistuar të akuzuarit e tjerë është zbuluar, por tha se këtë nuk do ta lejojnë.

“Ranë maskat e gjykatës, kjo farsë duhet të përfundojë sepse në qoftë se gjykata e ka porositur super ekspertizën, kjo do të thotë se super ekspertët duhet të jenë nga dijenia dhe sipas të gjithë faktorëve relevant në gjendje për tu përballur me faktet e super ekspertizës me prokurorin, me mbrojtjen dhe të vendosin se ku qëndron faji”, deklaroi Bllagojce Trpevski.

Pala mbrojtëse nga ana tjetër përsëriti qëndrimet se në këtë rast faji është individual dhe se nuk duhet të akuzohen të gjithë personat për këtë, ata për dallim nga pala e dëmtuar duken të kënaqur me gjetjet e superekspertizës e cila ishte përgatitur nga ana e Byrosë për Ekspertiza Gjyqësore. Për pak ditë bëhen katër vjet nga aksidenti tragjik në Llaskarcë, ndërsa deri më tani janë mbajtur më shumë se 100 seanca gjyqësore, më shumë se aq janë anuluar apo shtyrë. Ndërkohë sot nisi dhe në të njëjtën kohë u ndërpre seanca gjyqësore për aksidentin e autobusit “Besa-Trans” në Bullgari, kjo pasi mungoi dëshmitari nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button