Kini kujdes – alergjia ndaj glutenit dhe intoleranca nuk janë të njëjta

Kini kujdes - alergjia ndaj glutenit dhe intoleranca nuk janë të njëjta

Me ardhjen e motit të ngrohtë, një numër i madh njerëzish ankohen për një ndjenjë lodhjeje, shkakun e së cilës shpesh nuk mund ta shpjegojnë.

Nutricionistja serbe Ana Banduka Todorovic shpjegon se si mund të ndikojë ushqimi që hamë dhe nëse gluteni është shkaku i lodhjes kronike.

Gluteni është një proteinë nga drithërat e caktuara dhe mund të ndikojë në ndjenjën e lodhjes kronike dhe humorit të keq, por kjo nuk vlen për të gjithë, thekson Ana Banduka Todorović.

“Nëse njerëzit janë në dyshim, ata mund të përpiqen ta heqin atë nga dieta e tyre për një kohë dhe të shohin nëse përfitojnë prej saj”, shton dietologia.

Proteina nga drithërat si gruri, tërshëra, elbi, thekra, nëse jemi intolerantë ndaj saj, shkakton një ndjenjë lodhjeje, por në radhë të parë ndikon në traktin tonë tretës për sa i përket fryrjes së barkut dhe disa njerëz mund të kenë njëfarë ankthi dhe nervozizmi.

Alergjia dhe intoleranca ndaj glutenit nuk janë e njëjta gjë

“Ajo që është interesante është se ne e dimë se asi i tenisit Novak Djokovic ka një alergji të konfirmuar ndaj glutenit dhe se ajo i shkaktoi atij gulçim, si astma, derisa e hoqi glutenin nga dieta e tij”, shtoi ajo.

Diagnoza e alergjisë ndaj glutenit bëhet me një test gjaku për praninë e antitrupave dhe një biopsi të shtresës së brendshme të zorrës së hollë. Një efekt më pak invaziv i glutenit është intoleranca, e cila nuk është një alergji e vërtetë, por ndikon në nivelet e energjisë.

Pas përjashtimit të ushqimeve me përmbajtje të lartë gluteni, në radhë të parë grurit, tërshërës, thekrës dhe elbit, por edhe shumë produkteve industriale që përmbajnë gluten, pas disa ditësh të mos konsumimit të këtyre ushqimeve, nëse jemi intolerantë, do të ndihemi më mirë.

“Njerëzit shpesh e kanë këtë problem dhe për shkak të tij, trupi e ka më të vështirë thithjen e mineraleve dhe vitaminave, ndaj mund të shfaqet anemia dhe anemia është shkaku i lodhjes”, vëren dietologia.

Jo të gjitha drithërat përmbajnë gluten

Zëvendësuesit e produkteve që përmbajnë gluten janë kryesisht thjerrëzat, orizi, misri, quinoa, meli, arrat dhe farat e vogla. Në treg ka miell dhe produkte pa gluten, ndaj nuk është më aq e vështirë të menaxhosh dhe zgjidhësh problemin, thekson dietologia.

Nëse e kemi përcaktuar me siguri se gluteni po na shqetëson, duhet ta eliminojmë plotësisht nga dieta, të përdorim ushqim që nuk e përmban dhe të përdorim shumë perime, arra, fruta, mish, peshk, vezë – e gjithë kjo jep ngopje, por gjithashtu furnizon trupin me vitamina dhe minerale dhe siguron energji për funksionimin e përditshëm të qetë.

Sidomos tek popullata femërore që ka problem me gjëndrën tiroide, rekomandimi për atë diagnozë është që për një periudhë të caktuar të reduktohet plotësisht gluteni nga dieta”, thekson Ana Banduka.

LEXO EDHE:

Back to top button