“Kishte probleme shëndetësore” – Policia del me detaje për vdekjen e 10-vjeçarit që ra nga ballkoni

"Kishte probleme shëndetësore" - Policia del me detaje për vdekjen e 10-vjeçarit që ra nga ballkoni

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tetovën. Një fëmijë dhjetëvjeçar ka humbur jetën në rrugën industriale, si pasojë e rënies nga kati i pestë i ndërtesës ku jetonte. Fëmija ndërroi jetë rrugës për në spital.

“Pikërisht në këtë vend, nga kati i pestë, ka rënë një fëmijë 10 vjeçar…Fëmija ka qenë me shenja jete, kur e ëma bashkë me komshiun kanë marr ta dërgojnë në spital, por me të arritur në spital, fëmija ka ndërruar jetë”, raporton Bashkim Sulejmani.

Rastin e konfirmuar edhe Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë.

“Sot rreth orës 09:25 minuta, në SPB Tetovë, është denoncuar se në Spitalin Klinik të Tetovës, është dërguar një djalë dhjetëvjeçar nga Tetova i cili kishte ndërruar jetë. Sipas denoncimit, fëmija që ka qenë me probleme shëndetësore, ka rënë nga ballkoni e banesës ku ka jetuar në Tetovë, ndërsa prindërit për ngjarjen janë lajmëruar nga komshiu. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i është dërguar për obduksion”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Në vend ngjarje menjëherë doli edhe ekipi i Qendrës për Punë Sociale në Tetovës, për të dhënë ndihmë psikosociale për familjen. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button