Kjo erëz e njohur mund të bëjë një ndryshim të madh në shëndetin e zemrës

Kjo erëz e njohur mund të bëjë një ndryshim të madh në shëndetin e zemrës

Mund të jetë e vështirë të besohet se një perime mund të bëjë një ndryshim të madh në shëndetin e zemrës. Megjithatë, kardiologët kanë konfirmuar se kjo është e vërtetë.

Përveç kësaj, edhe pse të gjithë e dimë se perimet janë një pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme, shumica dërrmuese prej nesh nuk hanë sasinë e rekomanduar të perimeve (600-800 gram) në ditë.

Nëse nuk hamë ushqime të pasura me perime, pavarësisht arsyes, mund të ketë një efekt negativ në zemrën tonë. Kësisoj kardiologu Joel Kahn ndau perimet e tij të preferuara për të ngrënë për të mbështetur shëndetin e zemrës, shkruan Index.hr.

Hudhra ndihmon në uljen e kolesterolit “të keq” LDL

“Një dietë e pasur me perime siguron ushqimin maksimal me më pak kalori. Perimet ofrojnë një furnizim të pasur me fibra, vitamina, minerale, ujë dhe lëndë ushqyese bimore”, tha ai për Parade.

Edhe pse të gjitha perimet janë të mira për zemrën, ka një në veçanti që Dr. Kahn ha rregullisht sepse është jashtëzakonisht i mirë për shëndetin kardiovaskular: hudhra. Hudhra është treguar se ndihmon në uljen e kolesterolit “të keq” LDL kur konsumohet rregullisht.

Mjeku kardiolog shton se pjata e tij e preferuar, e cila është e shëndetshme për zemrën, është brokoli i zier në avull me lëng limoni, hudhër dhe vaj ulliri ekstra të virgjër. Çdo përbërës i vetëm në këtë pjatë anësore është i mirë për zemrën. Si përfundim, vlen të theksohet se një dietë që përfshin vaj ulliri është treguar se ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërisë kardiovaskulare deri në 48 për qind.

LEXO EDHE:

Back to top button