Kjo është dalja e gostivarasëve deri në orën 13:00
Votimi në komunën e Gostivarit në pjesën e parë të ditës karakterizohet me rritje të pjesëmarrjes në krahasim me rrethin e parë të zgjedhjeve lokale.
Të drejtën e votimit deri në orën 13 e kanë shfrytëzuar 15.236 qytetarë (18,81%). Krahasuar me raundin e parë, pjesëmarrja është më e lartë mbi 5 për qind (atëherë ishin afër 11 mijë).
Pjesëmarrja e shtuar është konfirmuar nga kandidatët për kryetarë bashkie dhe shtabet e tyre zgjedhore.
Në komunën fqinje Vrapçisht, deri në orën 13 në 39 vendvotime kanë dalë 4.295 qytetarë nga 26.383 votues të regjistruar (16,29 për qind).






