Kjo është dalja në komunën e Kumanovës, ka ende radhë nëpër qendrat e votimit
Gazetari Adnan Qaili, raporton nga Kumanova se deri në orën 18:30 dalja në këtë komunë ka qenë 48 për qind, por kjo mund të rritet sepse ka ende radhë nëpër qendrat e votimit. Procesi në përgjithësi ka qenë i qetë dhe vijon të mbetet i tillë në ato vendvotime ku ende vijon të votohet.








