Kjo është shifra më e lartë që ka marrë Anxhela Peristeri

Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten se cila mund të ketë qenë shuma më e madhe e parave që i është dhënë artistes Anxhela Peristeri për të performuar, ky artikull do t’ju japë një përgjigje.

E ftuar në emisionin “NIN”, gjatë rubrikës “Haje ose Thuaje”, Peristeri u pyet saktësisht se cila ka qenë pagesa më e lartë që ka marrë.

“8 mijë euro”, tha Anxhela, teksa shtoi se ka pasur edhe vlera shumë më të ulëta. Më tej, ajo u pyet sa i takon arsyes më serioze për të cilën është grindur me personin e zemrës, nëse ka ose ka patur…

“Unë s’kam qenë pa person zemre, kështu që mund të të jap shumë arsye grindjeje. E vetmja gjë që më acaron është xhelozia, për këtë mund të grindem. Pastaj në qoftë se personi i zemres grindet për gjëra të tjera, atëherë duhet të pyesni atë”.

Gjatë bashkëbisedemit, Anxhela foli edhe sa i takon përfaqësimit që ajo do t’i bëjë Shqipërisë në festivalin “Eurovision 2021”, ku tha se është e përgatitur për gjithçka.Peristeri mblodhi shumën më të madhe të pikëve nga juria e Festivalit të Këngës, duke grumbulluar 322 pikë nga votimi i 11 pjesëtarëve të jurisë.

Muaj më parë, Peristeri rrëfeu edhe eksperiencën e saj të infektimit me Covid.

“Po e them te ty. U nisa për në Greqi dhe në aeroport  të bëjnë një test ku brenda 24 orëve merr përgjigje.  Pavarësisht se unë kisha bërë test edhe para se të nisesha dhe rezultova negative. Ata ma shpjeguan se virulenca ndonjëherë është e vogël dhe nuk del në tampon. Duke qenë se isha në Selanik në protokollin e qeverisë greke duhet të karantinohesha 14 ditë në një dhomë në një hotel Covid.  Izolimi ishte strik, nuk lejohej që të dilje as në korridor, jashtë fare, por kushtet ishin shumë të mira”.

E pyetur nga moderatori Ermal Peçi nëse ditët e fundit të izolimit ishin më të lehta apo të vështira, ajo tha se për të ishin më të tmerrshmet. Anxhela u shpreh se disa miq të saj i qëndruan pranë gjatë atyre ditëve duke e ndihmuar me ushqime e gjithçka tjetër.

“Fundi ka qenë më i tmerrshëm. Filmat, programet kanë qenë ndihmesë, por mendoja që të paktën ti je në rregull, nuk je sëmurë, ka njerëz që janë në spital në këto momente. I jepja vetes në këtë mënyrë forcë. Ata dy njerëzit që nxore në program, Maria e Jani, më vinin çdo ditë poshtë ballkonit, më sillnin gjëra, më sillnin energji pozitive. Gjithashtu edhe shoqja ime Bruna më ka qëndruar pranë”, tregoi Peristeri.

LEXO EDHE:

Back to top button