Kjo është shqiptarja që u prit nga presidenti Biden

Kjo është shqiptarja që u prit nga presidenti Biden

Besa Tafilaj Pinchotti, është shqiptarja që është takuar me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

Shqiptarja Besa Tafilaj së fundmi është zgjedhur Drejtoreshë Ekzekutive e Asociacionit Nacional të Familjeve Ushtarake të SHBA-ve (National Military Family Association).

Takimin e saj me presidentin Biden e ka bërë të ditur zyrtari i LDK-së, Faton Bislimi, teksa edhe Besa ka publikuar status në profilin e saj në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

#Proud! #Krenar! Kjo është Besa, e cila dje ishte mirëpritur nga Presidenti Biden, e për të cilën, ja cfarë kisha shkruar më 22 Maj 2021:
Njihuni me Besa Tafilaj Pinchotti e cila sapo është zgjedhur Drejtoreshë Ekzekutive (CEO) e Asociacionit Nacional të Familjeve Ushtarake të SHBA-ve (National Military Family Association). Besa, është e bija e aktivistit të mirënjohur të kauzës sonë kombëtare në SHBA, dhe mikut tim të pazëvendësueshëm, z. Ramiz Tafilaj dhe znj. Diana Tafilaj.

Lindë e rritë në Houston të Teksasit, Besa ka përfunduar studimet universitare ne University of Texas për gazetari e biznes, kurse magjistraturën në University of North Carolina. Para se t’i bashkangjitej NMFA-së para gati një dekade si Drejtoreshë për Avancim, Besa kishte bërë një karierë të suksesshme si gazetare dhe prezentuese televizive, duke qenë edhe autore e disa raportimeve ekskluzive për luftën në Kosovë në TV-te amerikane! E martuar me David J Jr Pinchotti një oficer i Marine Corps të Shteteve të Bashkuara, ajo është edhe nënë e përkushtuar e Lirës, Zanës, dhe Lorikut!

NMFA është organizata më e çmuar e familjeve të pjesëtarëve të forcave të armatosura të SHBA-ve e themeluar me 1969, e cila gëzon respekt të jashtëzakonshëm jo vetëm tek populli amerikan, por edhe tek institucionet shtetërore në Washington, DC dhe kudo nëpër Amerikë!
Zgjedhja e Besës në këtë post të rëndësishëm është mburrje e krenari për familjen e nderuar Tafilaj, por edhe për gjithë kombin tonë!

Urime e suksese për Besën!

 

LEXO EDHE:

Back to top button