Kjo këngë e Miley Cyrus është prapë në krye të listave dhe arsyeja është fitorja e Joe Biden

Zgjedhja e Joe Biden si presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është përkthyer në festë të madhe që ka bashkuar popullin.

Festimet kanë bërë xhiron e rrjetit në mbarë botën dhe kanë rikthyer një prej këngëve të famshme të Miley Cyrus, enkas për këtë ngjarje!

Me siguri e keni dëgjuar në adoleshencën tuaj “Party in the USA” nga Cyrus, që është kthyer në himnin e festimeve pas zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës.

Në një postim në Twitter, Chart Data njoftoi se kjo këngë ka hyrë sërish në top listën e 200 këngëve më të dëgjuara në iTunes SHBA.

Vetë Miley shpërndau një video të Joe Biden dhe zëvëndëspresidentes, Kamala Harris, duke kërcyer me këngën e saj, ndërsa krahas postimit shkroi:

“Kjo po që është festë në SHBA!”

LEXO EDHE:

Back to top button