Kjo pajisje nuk lejohet më në aeroplan
Kjo pajisje nuk lejohet më në aeroplan

Gjithnjë e më shumë linja ajrore në mbarë botën po vendosin kufizime të rrepta kur bëhet fjalë për mbajtjen e baterive të jashtme në bord. Kjo erdhi pas një sërë incidentesh dhe zjarresh të shkaktuara nga bateritë litium-jon, dhe siguria është bërë shumë e cenueshme, raporton Euronews.
Megjithëse bateritë e jashtme janë shpesh një pjesë e domosdoshme e bagazhit të udhëtarëve, ato tani paraqesin një “rrezik të fshehur” dhe kompanitë kanë vendosur të ndryshojnë rregullat e tyre.
Pse janë të rrezikshme bateritë e jashtme?
Gjegjësisht, bateritë litium-jon, të cilat fuqizojnë shumicën e karikuesve të jashtëm, janë shumë të rrezikshme nëse janë të dëmtuara ose me defekt. Nën kushtet e presionit dhe lartësisë së fluturimit, paqëndrueshmëria e tyre mund të çojë në mbinxehje, ndezje dhe madje edhe shpërthim.
“Një bateri e jashtme me defekt mund të nxehet, të marrë zjarr apo edhe të shpërthejë, gjë që është veçanërisht e rrezikshme në hapësirën e kufizuar të një avioni,” tha për Euronews Colin Pearson, një konsulent udhëtimi.
Për shkak të këtyre rreziqeve, Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) rekomandon që këta karikues të vendosen ekskluzivisht në bagazhet e dorës dhe që kapaciteti i tyre të mos kalojë 100 vat orë pa leje shtesë.
“Nuk është më vetëm për bezdi. Siguria e të gjithë pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit në bord është shqetësimi kryesor dhe madje edhe një incident mund të ketë pasoja të gjera,” shpjegoi Piersan për Euronews.
Kompanitë si Qantas dhe Emirates ishin ndër të parat që futën rregulla më të rrepta, ndërsa Singapore Airlines dhe Cathay Pacific shkuan një hap më tej dhe ndaluan plotësisht përdorimin dhe karikimin e baterive të jashtme gjatë fluturimit.
Rregullat e baterisë së jashtme
Pasagjerët mund të sjellin një bateri të jashtme me kapacitet deri në 100 vat orë dhe nuk duhet të informojnë askënd për këtë.
Bateritë me një kapacitet prej 100 deri në 160 vat orë mund të transportohen me miratimin e linjës ajrore.
Bateritë me kapacitet më të madh se 160 vat orë janë të ndaluara.